U demaskua keq, kërkohet arrestimi i menjëhershëm i Blerim Devollit

  • 24 June 2019 - 07:32
U demaskua keq, kërkohet arrestimi i menjëhershëm i Blerim Devollit

“Blerim Devolli, pas datës 30 korrik, duhet urgjentisht të arrestohet nga Policia e Kosovës, ku me urdhër të prokurorit dhe të Gjykatës së Kosovës, dhe pas këtij arresti ti mbyllen të gjitha bizneset, ti bllokohen të gjitha llogaritë bankare, ti konfiskohen të hollat që i ka fituar me krim dhe me tenderë të kundërligjshëm dhe në forma të tjera të mundshme abuzive”, tha Grapci për "Kosova Sot Online”.

Analistët politikë dhe njohësit e fushës së ekonomisë, të cilët e kanë përcjellë me kujdes marrjen në pyetje të Blerim Devollit nga komisioni hetues parlamentar për skandalin në PTK, kanë theksuar se në këtë hetim publik para deputetëve u demaskua tërësisht mafio-oligarku, Blerim Devolli për përpjekjet e mashtrimit të tij.

Image

Sipas tyre, për këtë arsye ai do të duhej që pa vonesë të ndiqet nga drejtësia dhe të përfundojë në burg.

Të njëjtin mendim edhe ka edhe njohësi i politikës dhe ekonomisë, Dardan Grapci.

Sipas Grapcit, krejt çfarë u mundua të thotë para komisionit hetimor Blerim Devolli, ka qenë përpjekje për të mashtruar dhe gënjyer deputetët, prandaj, sipas tij, ai do të duhej arrestuar hiq më larg se deri më 20 korrik, për të mos lejuar që t’i vazhdohet kontrata e Z- Mobile.

“E kam përcjell me vëmendje seancën që e ka pas Blerim Devolli me Komisionin Hetimor. Këtu u vërehej qartas që Blerim Devolli nga frika as me lexua as deklaratën e betimit nuk kishte mundësi. Blerimi gjatë gjithë kohës gënjente. Së pari ka deklaruar që nuk njeh e Adem Grabovcin, kur në fakt me të e ka biznesin më të madhe, e kur është pyetur për Shpend Ahmetin ai vetëm thoshte "nuk e di".

Unë me të vërtetë nuk pata mundësi ta kuptoj se për çfarë arsye komisioni hetimor i ka lejuar edhe ata tre matrapazët tjerë, ata këshilltarët, me ndejtë me të gjatë gjithë seancës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Grapcit, do të ishte gabim fatal dhe i pafalshëm nëse me 30 korrik nuk ndodhë arrestimi Blerim Devollit nga policia me urdhër të prokurorit.

“Blerim Devolli, pas datës 30 korrik, duhet urgjentisht të arrestohet nga Policia e Kosovës, ku me urdhër të prokurorit dhe të Gjykatës së Kosovës, dhe pas këtij arresti t’i mbyllen të gjitha bizneset, t’i bllokohen të gjitha llogaritë bankare, t’i konfiskohen të hollat që i ka fituar me krim dhe me tenderë të kundërligjshëm dhe në forma të tjera të mundshme abuzive”, tha Grapci për "Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Grapcit, pas arrestimit të Blerim Devollit, me siguri që do të vetëdijesoheshin edhe biznesmenët tjerë dhe to të largoheshin nga aferat korruptive dhe do ta respektonin ligjin e kushtetutën.

“Pas Blerim Devollit do të duhet ndjek për arrestim edhe disa oligarkë të tjerë të afërt me rangun e tij. Uroj që arrestimi të ndodhë kurse pas Blerim Devollit, të marrin mësim edhe biznesmenët tjerë, ku të vazhdohet pastaj edhe me pronarin e "ETC"-s, Ramiz Kelmendin, pastaj pronarin e "Viva Fresh Store", etj. Sepse vetëm duke e zbatuar ligjin dhe duke i futur në burg këta që po tentojnë ta shkatërrojnë dhe varfërojnë popullin, bizneset e rrezikuara që nuk kanë qenë të lidhura me politikën, por që ishin buzë falimentimit, do të shpëtojnë nga konkurrenca jo lojale dhe do të rikthehen përsëri në binarët e normales së punës”, përfundoi analist, Dardan Grapci për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)