Humbja e zgjedhjeve/ Erdogan flet pas rezultateve: Shpresoj që …

  • 24 June 2019 - 08:10
Humbja e zgjedhjeve/ Erdogan flet pas rezultateve: Shpresoj që …

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoëan, ka uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore (CHP) në zgjedhjet për krybashkiak, Ekrem ëmamoëlu, i cili sipas rezultateve jozyrtare ka fituar zgjedhjet lokale të përsëritura në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryebashkiak të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit”, ka shkruar Erdoëan në rrjetin social Twitter.

“Si më parë, edhe në të ardhmen nuk do të heqim dorë nga demokracia, sundimi i të drejtës, si dhe nga paqja, mirëqenia dhe stabiliteti i vendit tonë, ndërsa në kuadër të parimeve të Aleancës Popullore, së bashku ne do të hapërojmë drejt qëllimeve tona në vitin 2023”, deklaroi Erdoëan.

Sipas rezultateve jozyrtare, nga 99,37 për qind e kutive të hapura, ëmamoëlu i CHP-së kryeson me 54,03 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Binali Yëldërëm, ka grumbulluar 45,04 për qind.

ëmamoëlu dhe Yëldërëm garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar.

(Kosova Sot Online)