Gjendet trupi i pajetë i të riut që u zhduk dje në plazhin e Durrësit
Gjendet i mbytur 31-vjeçari nga Skrapari, qe nje dite me pare humbi kontaktet me miqtë, nderkohe qe ishte futur për t’u larë në plazhin e Durrësit.
Media raporton se trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.
Denoncimin në polici e kanë bërë shokët që shoqëronin 31 vjeçarin, Doland Molla, banues në Skrapar, të cilët pasi nuk po e gjenin të riun, kanë njoftuar policinë lokale
Policia është vëne në kërkim tokësor dhe detar, por pa mundur ta gjejnë atë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 23.06.2019, rreth orës 15:07, në lagjen Nr.1,Durrës,shtetasi D.M.,31 vjeç, banues në Skrapar, dyshohet të jetë mbytur në det.
Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht në gjetjen e këtij shtetasi.
(Kosova Sot Online)