Ambasadori norvegjez tregon se cilin shembull duhet ndjekur Kosova dhe Serbia për arritjen e një marrëveshje paqësore

  • 24 June 2019 - 10:52
Ambasadori norvegjez tregon se cilin shembull duhet ndjekur Kosova dhe Serbia për arritjen e një marrëveshje paqësore

Me rastin e mbajtjes së konferencës “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe'” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i organizuar nga RIDEA., ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastand tha se Kosova ka një shembull të mirë marrëveshjen e arritur në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Ai tha se ky shembull është një gjë e mirë dhe inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi dhe të ofrojë mundësi të reja dhe paqësore për një derë të hapur e cila për momentin është e mbyllur për Kosovën.

“Shembulli i mirë mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të shërbejë si shembull për të gjithë që shpërblimet janë të rëndësishme dhe dukshëm tani Maqedonia veriore bëhet anëtare e NATO-s. Është gjë e mirë dhe inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi dhe t’u ofrojë mundësi të reja për një devidente paqësore për një derë të hapur e cila për momentin është e mbyllur për Kosovën”, tha ai.

“Ky studim është me rëndësi të theksohet se shumica e banorëve të Kosovës e mbështesin dialogun dhe porosia kryesore është që populli kërkon ndryshimet. Për momentin të gjitha veprimet bilaterale për Kosovën dhe Serbinë e bëjnë të vështirë progresin në dialog, shpresojë që palët sa më parë t’i japin rast vetes për sukses dhe të jetë një hap pozitiv në qoftë se të dy shtetet do t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”, tha ndër të tjera ai.

(Kosova Sot Online)