Policia i kapë dy personat që e futën me zor në veturë gruan në Fushë Kosovë

  • 24 June 2019 - 17:34
Policia i kapë dy personat që e futën me zor në veturë gruan në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dy personat që futën një grua me forcë në veturë në Fushë Kosovë. Ata aktualisht janë duke u intervistuar, derisa sipas hetimeve të zhvilluara deri më tani dyshohet që ky rast të ketë qenë një mosmarrëveshje familjare.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë mediave online se dy personat e përfshirë në këtë rast aktualisht ndodhen në stacion policor dhe po intervistohen, falë bashkëpunimit të Policisë me mediat dhe qytetarët.

“Kanë qenë aksioni i shpejtë i policisë si dhe bashkepunimi i ngushtë me qytetarët dhe mediat, reagime këto që kanë rezultuar me identifikimin e shpejtë të personave të perfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka thënë se sipas hetimeve të zhvilluuara deri më tani dyshohet që ky rast të ketë qenë një mosmarrëveshje familjare.

Hetuesit policor në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me kete ngjarje e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarreveshje familjare”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)