Zbulohet vrasësi i Ahmet Krasniqit, ky është njeriu që mori 250 mijë marka nga komandanti i...

  • 25 June 2019 - 09:43
Zbulohet vrasësi i Ahmet Krasniqit, ky është njeriu që mori 250 mijë marka nga komandanti i...

Pas një hulumtimi 20-vjeçar, ku pengesat për marrjen e informacionit cilësor dhe të verifikuar institucionalisht kanë qenë të pashmangshme, më në fund, Redaksia e Informatorit Lidhja e Prizrenit, ka arritur të sigurojë dëshmi të mjaftueshme përmes të cilave identifikohet vrasësi i Ministrit të Parë të Luftës, kolonelit Ahmet Krasniqi.

Më datën 21 shtator të vitit 1998, në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, kolonelin Ahmet Krasniqi e ka ekzekutuar Feriz Kërnaja.

Urdhërdhënësit dhe pretekskrijuesit*1 e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, për shërbimin e kryer, vrasësit ia kanë paguar 250 000 DM (marka gjermane). Kjo shumë marramendëse për kohën e atëhershme, vrasësit Feriz Kërnaja i është dorëzuar nga njëri prej komandantëve kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (emri i njohur për stafin hulumtues të redaksisë).

Shënim:

*1 Stafi hulumtues i redaksisë së informatorit – Lidhja e Prizrenit, ditët në vijim do të jap një informacion më të detajuar për publikun e interesuar.

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)