Këshilltari i Lartë për Siguri i përgjigjet Iranit: E keni rrugën e hapur për bisedime

  • 25 June 2019 - 10:08
Këshilltari i Lartë për Siguri i përgjigjet Iranit: E keni rrugën e hapur për bisedime

Këshilltari i Lartë për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John Bolton, duke folur pasi që SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Iranit dhe përgjigjes së Iranit se rrugët diplomatike janë mbyllur, tha se Uashingtoni ende e ka dëshiron për të biseduar me Teheranin.

“Presidenti e ka lënë derën e hapur për negociata për ta kompletuar dhe eliminuar programin e armëve nukleare të Iranit, sistemin raketor dhe mbështetjen e tyre për terrorizmin ndërkombëtar” tha Bolton gjatë vizitës në Jerusalem. “E gjitha që Irani ka nevojë është që të ecë drejtë asaj dere të hapur”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin përkrahur një marrëveshje ndërkombëtare në vitin 2015, e cila do ta parandalonte planin nuklear të Iranit. Por me ardhjen e Trump, ai ka akuzuar Iranin se është duke ndërtuar armë nukleare, gjë të cilën e ka mohuar Republika Islamike.

Të hënën, Trump vendosi sanksione ndaj liderëve të Iranit, dhe ia kufizoi atyre qasjen në të dhëna financiare. Për këtë ka pasur edhe reagime të Iranit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, tha se tani më rrugët diplomatike janë të mbyllura përgjithmonë.

(Kosova Sot Online)