Ish agjenti i SHIK-ut vjen me akuza të rënda, zbulon skandalet për dy ish komandantët...

  • 25 June 2019 - 16:41
Ish agjenti i SHIK-ut vjen me akuza të rënda, zbulon skandalet për dy ish komandantët...

“Në rastin e cekur nga ambasadori Kossnet i implikuar direkt është vetë presidenti Thaçi pasi i burgosuri por edhe disa të burgosur tjerë dhe të dënuar për krime të luftës Presidentin Thaçin në at kohë e kanë pasur komandantin kryesor të vetin dhe kanë vepruar me urdhra të vetë presidentit Thaçi”, tha ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett përmes një postimi në Tvitter ka kritikuar ka kritikuar Gjykatën e Apelit dhe Ministrinë e Drejtësinë për lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në “Rastin Kukësi”.

“Gjykata e Apelit ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë për të liruar një kriminel luftë të dënuar me 15 vjet burgim në Rastin e Kukësit, ai ka mbajtur më pak se 12 muaj burgim në 3 vjetët e kaluar. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen”, thuhet në reagimin e ambasadorit Kosnet.

E sipas ish agjentit të SHIK-ut dhe njohësi i sigurisë, Naim Miftari, në këtë rast duhet të apostrofohet e tërë treshja politike, presidenti, kryeparlamentari dhe i fundit ministri i drejtësisë që është vegël e dy të parëve.

Image
Naim Miftari

“Kritika më e re e ambasadorit Amerikan Philip Kosnett për lirimin e një të burgosuri, për të cilin ai thotë se është Sabit Geci, i cili do arrestohet edhe nga Gjykata Speciale e Hagës, i dënuar për krime lufte në Shqipëri dhe Kosovë drejtuar, kritikë e drejtuar Gjykatës dhe ministrisë së drejtësisë, edhe kësaj radhe është me vend mirëpo duhet ditur se në një sistem drejtësie ku ndikimi i politikës është i madh, sikur është Kosova, atëherë janë të pashmangshme të ndodhin edhe raste të tilla skandaloze”.

“Por unë dua të besoj shumë se edhe ambasadori i nderuar amerikan Kossnet e din shumë mirë se këso lloj rastesh ka plot kur të privilegjuarit zakonisht dalin se janë shokë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, dhe se rregullisht në këso lloj amnistish ilegale marrin pjesë edhe ministrat. Kështu ka vepruar në të kaluarën edhe ish ministri I drejtësisë Hajdadin Kuçi. Ky ishte i pari ministër së ë bashku me gjyqësorin e amnistoj me pushime Sabit Gecin pastaj ju vazhduan privilegjet nga ish ministrja Dhurata Hoxha po ashtu e PDK-së dhe tani në të njëjtën mënyrë u veprua edhe nga ministri Abelard Tahiri po ashtu nga PDK-ja tha Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Miftarit, privilegje po të të njëjtës natyrë i janë siguruar nga Gjykata përkatëse dhe ministri i drejtësisë në të kaluarën edhe Sami Lushtakut.

“Pra mos të harrojmë edhe rastin e turizmit të Sami Lushtakut kur ishte kinse i burgosur kur në vend se të rrinte në burg si të burgosurit të tjerë, derisa t’i shpallet vendimi i gjykatës, ai shëtitej dhe merrej me punë të tjera, e ku për mendimin tim drejtësia dhe burgjet bënin anime dhe priveligjime të hapura anti ligjore për Sami Lushtakun dhe disa të burgosur tjerë që më shumë flinin në Spital dhe në Hotele e shtëpi të tyre se sa në burg”, theksoi Miftari për “Kosova Sot OInline”.

Për fund, Miftari ka thënë se Abelard Tahiri është vetëm një kukull më shumë në dorën dhe kontrollin e presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Ministri Tahiri nuk ka të bëjë fare me këta të burgosur për krime të luftës, që shumica janë të vetëshpallur gjeneral dhe ministra të luftës, sepse ministri Tahiri në këtë cirk me drejtën e ligjin është vetëm një kukull më shumë në dorën dhe kontrollin e presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në rastin e cekur nga ambasadori Kossnet i implikuar direkt është vetë presidenti Thaçi pasi i burgosuri por edhe disa të burgosur tjerë dhe të dënuar për krime të luftës Presidentin Thaçin në at kohë e kanë pasur komandantin kryesor të vetin dhe kanë vepruar me urdhra të vetë presidentit Thaçi, por institucionalisht për këto lëshime, për këto thyerje të çdo ligji me të burgosur, përgjegjësia i takon ministrisë së drejtësisë ku kukulla Barbi e presidentit Thaçi është në këtë rast ministri Tahiri i cili është i PDK-së dhe ish këshilltar i presidentit Hashim Thaçi”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

(Kosova Sot Online).