Vjen akuza ndaj ndërkombëtarëve: Përmbysjen mund ta bëj vetëm populli

  • 25 June 2019 - 18:02
Vjen akuza ndaj ndërkombëtarëve: Përmbysjen mund ta bëj vetëm populli

“Bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk ka qenë e interesuar që Kosova të jetë një shtet serioz dhe me politikanë të pastër”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, duke folur lidhur me kritikat dhe presionet e ndërkombëtarëve karshi partive politike për të pastruar skenën politike dhe institucionet nga zyrtarët që kanë rënë ndesh me ligjin, theksojnë se këto janë edhe një sinjal që lë të kuptohet se së shpejti duhet të hapet edhe procesi i dekriminalizimit të plotë të politikës dhe institucioneve përmes ligjit të veçantë për dekriminalizim dhe pastërtinë figurës.

Sipas tyre, ky presion do të detyronte partitë politike për të larguar nga radhët e vetë figurat e inkriminuar drejtë një procesi të tillë që do t’i detyrojë ato për të menduar seriozisht se çfarë kandidatësh do të propozojnë në listat e tyre zgjedhore në zgjedhjet e radhës.

Mirëpo përgjegjësia pse është lejuar kjo kastë politike të arrijë deri këtu për dy dekada, sipas analistëve, është më së tepërmi e faktorit ndërkombëtar që nuk e ka izoluar me kohë.

Këtë mendim ndan edhe analisti politik, Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

“Bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk ka qenë e interesuar që Kosova të jetë një shtet serioz dhe me politikanë të pastër. Këta politikanë janë pjellë edhe e Bashkësisë Ndërkombëtare. Vazhdimisht kanë bashkëpunuar me ta, edhe pse e kanë ditur që është një kastë politike mafioze”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, ndërkombëtarët edhe sot po e vazhdojnë këtë bashkëpunim në vend se të jenë më këmbëngulës dhe ta izolojnë klasën politike, por ata po e izolojnë popullin.

“Kjo tregon qe ata janë aleat të fortë të këtyre politikanëve mafiozë. Deklarata e ambasadores Apostolova, tregon jo seriozitetin e tyre karshi qytetarëve të Kosovës. Pse bëri ajo nuk bëri thirrje edhe për arrestim dhe konfiskim të pasurisë, por e lavdëroi Kadri Veselin vetëm për shkarkimin e bashkë partiakëve të tij’, tha Faik Krasniqi për "Kosova Sot Online", sipas të cilit derisa ndërkombëtarët e tolerojnë akoma këtë kastë politike, përmbysjen mund ta bëj vetëm populli.

(Kosova Sot Online)