Ministri britanik: E mbaj mend si më mirëpriten kosovarët, do ta vazhdojmë përkrahjen për ta

  • 26 June 2019 - 07:54
Ministri britanik: E mbaj mend si më mirëpriten kosovarët, do ta vazhdojmë përkrahjen për ta

Britania e ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Mark Lancaster, tha sot se shteti i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, përmes misionit të NATO-s

“E mbaj mend mirë se si më pritën kosovarët 20 vjet më parë kur shkova atje. Kjo shoqëri nuk harrohet nga asnjë vend, kështu që ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për stabilitet në rajon”, tha ai.

Këto komente ai i bëri duke folur në një event tyë Muzeut të Ushtrisë Kombëtare.

Vlen të theksohet se trupat britanike në kuadër të NATO-së në Kosovë kanë ndihmuar në përmirësimin e aftësive të zbulimit, vëzhgimit si dhe forcës së këtij.

(Kosova Sot Online)