Labi reagon ndaj deklaratës së mbrëmshme të Fatmir Matoshit

  • 26 June 2019 - 10:01
Labi reagon ndaj deklaratës së mbrëmshme të Fatmir Matoshit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Matoshi kishte deklaruar se dy votat e partisë së tij AKR po e mbajnë në pushtet qeverinë e tanishme.

Ai kishte thënë se Labinot Tahiri është pjesë e AKR’së dhe se ky I fundit nuk ka paralajmëruar një largim nga partia.

Por Tahiri me anë të një postimi në Facebook ka reaguar ndaj këtyre fjalëve të Matoshit. Ai ka thënë se nuk është më pjesë e partisë që një kohë dhe një gjë të tillë e kishte njoftuar tek ish sekretari Vesel Makolli.

Tahiri po ashtu ka vazhduar me akuza të tjera ndaj antarëve të partisë duke thënë se ata kanë punuar kundër tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

 

(Kosova Sot Online)