Kërkohet burgim për Blerim Devollin: Gënjeu publikisht në komisionin hetimor

  • 26 June 2019 - 12:10
Kërkohet burgim për Blerim Devollin: Gënjeu publikisht në komisionin hetimor

“Po të kishte shtet ligjor të mirëfilltë me kohë do të duhej të goditej për vdekje kjo kolerë dhe murtajë kancerogjene Devolli se vite të tërë punoi vetëm për të shkatërruar vendin dhe të pasurohen vetëm për veti”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

Pas protestës së organizuar nga Sindikata e Telekomit, e në të cilën krye shefi ekzekutivi i PTK-së Bedri Istrefi ka deklaruar se kontrata 10 vjeçare me Kompaninë e Devollëve, Z-Mobile do të shkëputet, analisti politik, Reshat Badallaj është shumë optimist se më në fund po vjen edhe goditja përfundimtare për mafio-oligarkun, Blerim Devolli.

Ai thotë se ligji do t’i hakmerret për të gjitha zhvatjet dhe abuzimet e bëra deri më tani duke pasur në mbështetje grupet e mafio-oligarkisë kriminale.

Image
Reshat Badallaj

“Pra, unë konsideroj se protesta e organizuar nga Sindikata e Telekomit për shkëputje me bandën serbiane,me bandën hajdute, me bandën shkatërruese kundër Kosovës që quhet Devolli është shumë më vend, sepse shpëtohet ekonomia e vendit nga kjo kolerë kancerogjene. Po e them këtë sepse dhjetë vjet vodhën vendin,dhjetë vodhën djersën e taksapaguesve, dhjetë vodhën yndyrën e ekonomisë së vendit për tu pasuruar hajnisht dhe me para të pista. Jo vetëm që duhet ndërprerë kjo kontratë mafioze, por urgjentisht do të duhej të zhvillohen hetime për të burgosur për jetë këtë bandë shkatërruese serbiane Devolli që me direktiva serbe shkatërron vendin tone dhe pazarin e ndajnë bashkë me serbianët dhe krye bandiditët e krye mafiozët e majave të politikës në Kosovë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, toleranca e këtij krimi ka ndodhur vetëm në Kosovë për një dekadë të plotë, pasi nuk ka pasur dhe akoma nuk ka funksionim të mirëfilltë të shtetit ligjor. 

“Po të kishte shtet ligjor të mirëfilltë me kohë do të duhej të goditej për vdekje kjo kolerë dhe murtajë kancerogjene Devolli se vite të tërë punoi vetëm për të shkatërruar vendin dhe të pasurohen vetëm për veti. Atyre jua panë hairin edhe krye banditët e politikës së majave të shtetit që para se të merreshin me politikë nuk kishin bukë të mjaftueshme për të ngrenë e u bënë super milionerë dhe me pasuri që ia kalojnë edhe sheikëve arabë dhe as kush nuk guxon t´i trazoj dhe lëre me t´i burgos që do të thotë se këta krye mafio-oligarkë e kanë kapur shtetin”, deklaroi analisti Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Dhe derisa në komision i dolën hapur manipulimet në shesh Blerim Devollit, analisti Badallaj thotë se më nuk ka asnjë arsye pse të mos ndërpritet kontrata dhe të mos zhvillohet hetimet për zhvatje, duke ju konfiskuar Devollit edhe gjithë pasuria e fituar në kurriz të zhvatjes së PTK-së nëpërmes kontratës kriminale të Z-Mobile.

“U pa aty ashiqare se krye-oligarku Devolli tha publikisht vetëm gënjeshtra dhe dallavere, pazare të pista që do të mjaftonte që Prokuroria t´i thelloj më tej hetimet dhe t´iu vihen prangat kësaj murtaje të zezë dhe krye marimangeva kriminale Devolli. Dhe, natyrisht kur them të thellohen hetimet do të thotë që edhe duhet t´i konfiskohet pasuria miliardësh dhe të pasurohet buxheti i Kosovës”, përfundoi Badallaj për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)