Ja kush e quan tradhtar Hashim Thaçin, kërkohet dënimi i rëndë

  • 26 June 2019 - 13:47
Ja kush e quan tradhtar Hashim Thaçin, kërkohet dënimi i rëndë

“Tradhtia në Kosovë mund të ndalet vetëm nëse populli i Kosovës ngritët në këmbë dhe e shporrë nga pushteti dhe ndikimi politik çdo individ dhe parti që i shet interesat nacionale ose qëndron indiferent ndaj kësaj tradhtie”, tha zyrtari i LDK-së, Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Anketimi i fundit nga Instituti RIDEA ka bërë të ditur se mbi 93% të qytetarëve janë deklaruar kundër formulës së kompromisit për marrëveshje me Serbinë në të cilën parashihe shkëmbim territoresh.

E lidhur me këtë, ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj thotë se ky hulumtim ka peshë serioze, duke e quajtur madje edhe një lloj referendumi sepse është zëri kundërshtues i qytetarëve të Kosovës.

Salihaj nuk e përjashton mundësinë që ky diskonim kundërshtues i qytetarëve të artikulohet edhe me protesta.

Image
Adem Salihaj

“Të gjithë janë kundër ideve të Vuçiqit dhe Thaçit për copëtimin e Kosovës, edhe sondazhet po e tregojnë këtë, por Thaçi, si shërbëtor besnik i Serbisë assesi të heq dorë nga kjo. Vetëm në një shtet si Kosova, në të cilin patriotizmi dhe tradhtia nuk kanë dallim, mund të jetë president një njeri sikur Thaçi”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, deri më tash përveç kundërshtimit me fjalë, nuk ka asnjë reagim tjetër as të qytetarëve e as të partive politike, prandaj kjo lë për tu shqetësuar shumë.

“Në një shtet të vërtetë , një tradhtar sikur Thaçi moti do të ishte dënuar për tradhti të rëndë ndaj popullit dhe shtetit. Më e keqja prej të gjithave është se tashmë duket krejt normale ta tradhtosh popullin dhe shtetin tënd. Tashmë fjalët nuk kanë vlerë dhe nuk mund ta ndalin tradhtinë. Tradhtia në Kosovë mund të ndalet vetëm nëse populli i Kosovës ngritët në këmbë dhe e shporrë nga pushteti dhe ndikimi politik çdo individ dhe parti që i shet interesat nacionale ose qëndron indiferent ndaj kësaj tradhtie”, tha zyrtari i LDK-së, ish deputeti, Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)