5-vjeçari me kancer e kishte ëndërr të bëhej ushtar, dhjetëra ushtarë erdhën në varrimin e tij

  • 26 June 2019 - 14:17
5-vjeçari me kancer e kishte ëndërr të bëhej ushtar, dhjetëra ushtarë erdhën në varrimin e tij

River Nimmo e kishte ëndërr që një ditë të bëhej pjesë e Ushtrisë. 5-vjeçari  nga Arkansasi i SHBA-së, që vdiq javën e kaluar nga një formë e rrallë e kancerit, kurrë nuk e pati shansin të ishte ushtar.

Por kjo nuk i ndaloi ushtarët e Ushtrisë Amerikane që të vinin në funeralin e vogëlushit, duke e nderuar atë bashkë me shumë kolonelë.

Dashuria e madhe që vogëlushi kishte për ushtrinë fitoi zemrat e shumë burrave dhe grave në uniformë të shtetit, shkruan CNN.

Shumë prej tyre erdhën në funeralin e vogëlushit, për ta nderuar ushtarin e vogël. Lajmi për gjestin e ushtarëve u pëlqye me të madhe nga njerëzit në rrjete sociale.

Më 2015, Oakley u diagnostikua me neuroblastomë, një lloj kanceri që zhvillohet nga qelizat e pazhvilluara të nervave.

 

*** Call for Attendance (Camden, AR) *** WTF Nation, meet Oakley Nimmo. He passed away on Thursday, 20 June 2019, at...

Posted by U.S Army W.T.F! moments on Sunday, June 23, 2019

(Kosova Sot Online)