Tenderi i dyshimtë 153 mijë eurosh i ministrisë së integrimeve evropiane

  • 27 June 2019 - 07:47
Tenderi i dyshimtë 153 mijë eurosh i ministrisë së integrimeve evropiane

Ministria e Integrimit Evropian që udhëhiqet nga Dhurata Hoxha ka arritur që për këtë muaj të finalizojë kontratën më të re.

Fushëveprimi i saj përfshinë integrimin në BE, por në mënyre tejet të dyshimtë ka kontraktuar një kompani me bazë në SHBA për shërbime të konsulencës.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Shërbime të Konsulencës Ndërkombëtare për nevojat e MIE”, kësaj ministri i ka kushtuar hiç më pak se 152.232,00 euro.

Image

 

 

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Madison global Strategies LLC”.

“Sipas nevojave dhe kërkesave të MIE-së dhe institucioneve kyçe në proces kryhen shërbimet qoftë në SHBA dhe BE”, thuhet tutje në përshkrimin e tenderit.

Po ashtu, në kontratën e publikuar bëhet e ditur se kohëzgjatja e saj është për 12 muaj.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)