Sulmuan me thikë dy persona, arrestohen të dyshuarit në Viti

  • 27 June 2019 - 11:55
Sulmuan me thikë dy persona, arrestohen të dyshuarit në Viti

Të martën në Viti janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Viti, ku të dyshuarit  kanë sulmuar me thikë dy persona. 

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

(Kosova Sot Online)