Shpend Ahmeti e kishte marrë seriozisht Ekipin, mbante shënime para Thaçit

  • 27 June 2019 - 15:34
Shpend Ahmeti e kishte marrë seriozisht Ekipin, mbante shënime para Thaçit

Me të marrë pozitat si bashkëkryesues të ekipit negociator në bisedimet me Serbinë, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj më shumë mbajtën takime me liderët kosovarë e mes vete, se sa në rolin në të cilin ishin caktuar. Por, krejt cka i mbeti nga kjo aventurë janë fotografitë me Hashim Thacin. 

Shpend Ahmeti e Famir Limaj i patën shkuar në takim edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thacit, pak pas emërimit si udhëheqës në ekipin për dialogun.

Në fotografitë të cilat ishin publikuar edhe në rrjete sociale, shihej presidenti teksa jepte leksione, si duket për dialogun, e Ahmeti  mbante shënime.

Pak pas takimit kreu i PSD’së, kishte deklaruar se Thaci ia kishte dorëzuar zyrtarisht raportin për bisedimet me Serbinë, ani pse për të njejtën ishte bërë temë disa herë se nuk po mund ta siguronin nga presidenti.

Limaj e Ahmet ishin takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, e krye parlamentarin Kadri Veseli, me të cilët kishin shkruar se ishin dakorduar për dialogun.

(Kosova Sot Online)