Mbështetja e BE-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë

  • 28 June 2019 - 08:13
Mbështetja e BE-së për të Drejtat e Njeriut në Kosovë

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis sot organizojnë ngjarjen përmbyllëse të projektit të financuar nga BE-ja “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, i cili implementohet nga të njëjtit.

Projekti është financuar nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.Kjo ngjarje do të mbledhë hisedarët kryesorë për të drejtat e njeriut në Kosovë për të diskutuar dhe reflektuar së bashku mbi tërë progresin dhe objektivat e arritura gjatë rrjedhës së projektit.  Pjesëmarrës do të jenë Riccardo Serri, zëvendësshef i Zyrës së BE-së dhe Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.

Në ngjarjen përmbyllëse, projekti do të ofrojë informata për përmbledhjen përfundimtare të opsioneve për zgjidhje lidhur me analizën e të dhënave të të drejtave të njeriut në Kosovë nga këndvështrimi i organizatave të shoqërisë civile.Ngjarja përmbyllëse do të jetë gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi perspektivat e OSHC-ve në lidhje me zbatimin e përgjithshëm dhe sfidat që lidhen me kornizën e të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet dhe politikat e Kosovës.

(Kosova Sot Online )