Grabitje nën kërcnënimin e armës në Suharekë
Në zonën industriale në Shirokë të Suharekës gjatë mesnatës ka ndodhur një grabitje me armë zjarri. Viktima i cili ka qenë roje në një objekt afarist ka rrëfyer se kanë qenë tre persona duke mbajtur atë në kontroll nën presionin e armës.
Të dyshuarit kanë hyrë në objekt duke dëmtuar kasafortën dhe vjedhur paratë. Në raportin policor thuhet se nuk ka të lënduar.
(Kosova Sot Online)