Ja kush e thotë: Duhet të merr fund loja e Devollëve, Kuvendi i Kosovës...

  • 28 June 2019 - 15:47
Ja kush e thotë: Duhet të merr fund loja e Devollëve, Kuvendi i Kosovës...

“Duhet të merr fund kjo loja e Devollëve sepse Devollët njëherë e kanë kapur shtetin, e kanë uzurpuar vetëm për veten e tyre homologimin e automjeteve dhe po ashtu e kanë shtrirë për toke Telekomin, dhe tani me eurot e fituara po nga kjo ndërmarrje, po duan ta ringjallin por që ta kenë për veten e tyre”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë për të diskutuar lidhur me monopolin e Devollëve në homologimin e veturave në Kosovë.

E lidhur me këtë, analisti politik, Ragip Guraziu kërkon nga ligjvënësit e Kosovës që këtë herë të mos e zhgënjejnë opinionin publik të Kosovës dhe votuesit që jua kanë besuar këtë përgjegjësi, në mënyrë që sado pak ta kthejnë imazhin e besimin e humbur për mos punë në interes publik për dy vitet që po mbeten pas nga Kuvendi i Kosovës.

Image
Ragip Guraziu

Ata këtë veprim të mirë, sipas Guraziut, mund ta bëjnë duke u ballafaquar me Devollët dhe duke i dhënë zgjidhje meritore problemit në Telekomin e Kosovës.

“Duhet të merr fund kjo loja e Devollëve sepse Devollët njëherë e kanë kapur shtetin, e kanë uzurpuar vetëm për veten e tyre homologimin e automjeteve dhe po ashtu e kanë shtrirë për tokë Telekomin, këtë ndërmarrje, dhe tani me eurot e fituara po nga kjo ndërmarrje,po duan ta ringjallin por që ta kenë për veten e tyre”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, nuk thuhet rastësisht ajo fjala popullore e urtë ‘i 'forti të rreh dhe nuk të lejon që të qashë’, prandaj kjo praktikë duhet të ndërpritet tani nga Kuvendi i Kosovës nëse duan të tregohen në nivel të detyrës. 

“Më mirë vonë se kurrë. Unë mendoj se Kuvendi bënë mirë që të merret dhe ti kërkon qeverisë vendim të prerë për ndërprerjen e monopolit në homologim, por po ashtu duhet që pa vonesë të përcakton qëndrimin e vetë edhe rreth Telekomit. E kur jemi te Telekomi dhe kontrata me Z-Mobile, Kuvendi është dashur të ndërhyj në të njëjtë mënyrë sikurse për homologimin edhe për kontratën skandaloze të Z- Mobile e cila po ashtu përveç zhvatjes së qytetarit po e rrezikon edhe falimentimin e PTK-së me paramendim që më pastaj i njëjti gjigant të blihet nga Devollet me paratë që ja kanë vjedhur kësaj ndërmarrje duke i bërë konkurrencë dhe shkatërruar nga brenda”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

“Këto dy tema të interesit parësor publik nëse zgjidhjen si duhet, atëherë edhe shumë gabime të bëra deri më tash mundë të ju falen të zgjedhurve të popullit sepse zhvatja me homologim por edhe rreziku i falimentimit të Telekomit nga kontrata kriminale e Devollvë janë dy pika të rëndësishme të cilat determinojnë edhe plusin apo minusin e gjendjes sociale në vend. Prandaj le të tregohen deputetët në këtë test serioz për të kthyer sado pak besimin e humbur tek qytetarët, por mos të harrojnë se në rast se bënë politikë vetëm për interesin e tyre, dhe nuk do të arrijnë ta gjejnë zgjidhjen që është për interesin publik, atëherë turpi i tyre dhe humbja e besimit do të arrijnë kulmin e pa përmirësueshëm”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)