Thaçi e nderon me urdhrin “Hero i Kosovës” vëllanë e Adem Grabovcit

  • 28 June 2019 - 16:04
Thaçi e nderon me urdhrin “Hero i Kosovës” vëllanë e Adem Grabovcit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhërin “Hero i Kosovës” për Dinë Grabovcin.

Dinë Grabovci ishte vëllau i Adem Grabovcit, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Thaçi ka thënë se nderimi për dëshmorët është nderim për historinë tonë.

“Urdhrin “Hero i Kosovës”, sot e ndava edhe për dëshmorin Dinë Grabovci. Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare”.

(Kosova Sot Online)