Mbyllet seanca për monopolin në homologim pa asnjë vendim

  • 28 June 2019 - 17:28
Mbyllet seanca për monopolin në homologim pa asnjë vendim

Përkundër debatit me orë të tëra, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të marrin një vendim në seancën e jashtëzakonshme për monopolin në homologim.

Kjo ka ndodhur për shkak se nuk u votuan propozimet e iniciuesit të kësaj seance të jashtëzakonshme, deputetit të LDK-së Lutfi Zharku.

Ai kërkoi që të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrativ. 

Ndërsa theksoi se deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe sipas  tij,  urgjent duhet të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet.

Pas deklaratës së tij, seanca e jashtëzakonshme është mbyllur, pasi nuk pati kuorum për vendimmarrje.

(Kosova Sot Online)