“Shpërthen lufta brenda PDK-së”, Kadri Veselit i vjen goditja e rëndë

  • 28 June 2019 - 20:09
“Shpërthen lufta brenda PDK-së”, Kadri Veselit i vjen goditja e rëndë

“Unë nuk pres që Veseli ta ketë fuqinë për ta quar deri në fund vendimin e tij për largimin e të inkriminuarve nga partia, për vet faktin se në PDK, gjithkush din diçka për së cilin, dhe kjo do ta dërgonte PDK-në në një luftë të brendshme deri në zhbërjen e saj”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Kanë kaluar vetëm disa ditë nga rizgjedhja e Kadri Veselit për një mandat të dytë në krye të PDK-së dhe vendimi i tij i menjëhershëm për të shkarkuar nga pozitat disa zyrtarë të partisë në institucione që janë në procese gjyqësore, ka filluar ta trazojë seriozisht PDK-në, ku së fundi shumë figura me ndikim të madh brenda PDK-së kanë dalë kundër këtij vendimi të Veselit.

Duke folur lidhur me zhvillimet në PDK, analisti politik, Nexhat Haziri, e cilëson madje vendimin e Veselit si një veprim improvizues që vetë të paraqitet i pastër, dhe kjo sipas tij, ka ngjallë reagime të ashpra.

Image
Nexhat Haziri

Mirëpo, sipas Hazirit, krimi dhe korrupsioni në të cilin janë të zhytur ata, nuk i lejon të përçahen sepse të gjithë janë njësoj dhe nuk guxojnë t’ia lejojnë njëri-tjetrit që të fillojnë për t’i zbardhë të palarat e tyre.

“Vendimi i Kadri Veselit për tërheqje nga pozitat qeveritare dhe ato partiake, të personave në aktakuzë, ishte një truk i Veselit në tentimin e tij për tu dukur ndryshe nga të tjerët. Megjithatë kjo po shihet se nuk do ti funksionoj as në opinion por as brenda vetë PDK-së, dhe kjo tregon qartë se as Veseli nuk është më ndryshe se Grabovci, Beqaj Kryeziu apo Lushtaku. Është pritë që ky vendim i Veselit të shkaktoj turbullira në PDK, pasi me këtë vendim goditeshin njerëzit e fortë në PDK, sidomos ata që vijnë nga tabori i "Komandantëve". Unë nuk pres që Veseli ta ketë fuqinë për ta quar deri në fund vendimin e tij për largimin e të inkriminuarve nga partia, për vet faktin se në PDK, gjithkush din diçka për së cilin, dhe kjo do ta dërgonte PDK-në në një luftë të brendshme deri në zhbërjen e sajë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Hazirit, kërcënimi i Lushtakut më shumë ka të bëjë me tërheqjen e vëmendjes të tjerëve që të mos fillojnë të zbardhin të palarat.

“Në këtë vijë e shohë edhe deklaratën e Sami Lushtakut dhe për ti qetësuar gjakrat sepse pastaj nga ky vendim i zVeseli do të përfshihet edhe presidenti Thaçi, që në një formë apo tjetrën është një lloj bashkëkryetari i PDK-së, në raport me Veseli”, përfundoi analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)