“Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës”, apeli i Metës për zgjedhjet

  • 29 June 2019 - 16:12
“Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës”, apeli i Metës për zgjedhjet

Kreu i Shtetit, Ilir Meta bën përsëri apel për zgjedhjet që pritet të mbahen ditën e nesërme.

Në 61 bashkitë e vendit do të ketë votime për kandidatët e mazhorancës, pasi opozita i ka bojkotuar.

Ndërkohë që Presidenti Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën tjetër për zgjedhjet vendore.

Meta shkruan se duhet respektuar e drejta e gjithësecilit për nesër, ndërkohë që duhen shmangur provokimet që mund të sjellin dhunë.

“Të dashur qytetarë,

Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithësecilit gjatë ditës së nesërme.

Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithësecilit!

E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.

Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)