Protestë masive kundër qarkullimit të veturave në Madrid

  • 30 June 2019 - 08:41
Protestë masive kundër qarkullimit të veturave në Madrid

Mijëra protestues i kanë vërshuar rrugët e kryeqytetit të Spanjës për ta kundërshtuar vendimin e kryetarit të ri konservator të Madridit për t’i hequr kufizimet për qarkullimin e veturave.

Protesta është nxitur nga vendimi i Partisë Popullore për ta suspenduar ndalesën për qarkullimin e shumicës së veturave me naftë dhe benzinë nëpër qendrën e Madridit. Kjo politikë kishte hyrë në fuqi për t’i plotësuar standardet e Bashkimit Evropian për cilësinë e ajrit.

Sidoqoftë, kryetari i ri, Jose Luis Martinez-Almeida, i cili u zgjodh në këtë pozitë më 15 qershor, e ka vënë në sirtar këtë plan, i cili u prezantua në nëntorin e kaluar nga ish-kryetari majtist i qytetit të Madridit.

Kryetari i ri e ka marrë mbështetjen edhe nga disa parti të tjera, përfshirë partinë e qendrës, “Ciudadanos” dhe partinë e ekstremit të djathtë, “VOX”. Ata e kanë kundërshtuar planin e paraqitur nga kryetari i kaluar, të njohur si “Madrid Central”.

“Duhet ta mbrojmë planetin duke u nisur nga vendet tona dhe nivelet e vogla. Gjëja e parë është qendra e Madridit”, tha aktorja Laura Martin, e cila po merrte pjesë në këtë protestë. Ajo ka frikë se kryetari i ri do t’i zbusë rregulloret që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, shkruan “BBC".

(Kosova Sot Online)