Një burrë dhe një grua shtatzënë theren për vdekje në Londër

  • 30 June 2019 - 12:08
Një burrë dhe një grua shtatzënë theren për vdekje në Londër

Policia angleze ka njoftuar se një burrë dhe një grua që ishte në muajin e tetë të shtatzënisë janë therur për vdekje në dy incidente të ndryshme në Londër të shtunën.

Policia e pranoi një telefonatë për të shkuar në një adresë në pjesën jugore të Londrës në orët e para të mëngjesit, ku e gjetën të plagosur një grua shtatzënë të moshës 26-vjeçare, e cila ndërroi jetë, por foshnja e saj ka shpëtuar pasi mjekët ia nxorën atë nga barku.

Më vonë, policia u informua se në mbrëmjen e së shtunës ka ndodhur një incident tjetër në pjesën lindore të kryeqytetit britanik. Ata e gjetën një burrë që ishte therur me thikë. Ai besohet se është në të tridhjetat dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Autoritetet britanike të sigurisë e kanë arrestuar një burrë 37-vjeçar në lidhje me dyshimet për vrasjen e gruas shtatzënë, ndërsa po kërkohen më shumë të dhëna për rastin e dytë.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, i ka kundërshtuar akuzat se zvogëlimi i fondeve për policinë dhe shërbimet publike ka ndikuar në rritjen e rasteve të therjes me thika.

Sipas statistikave zyrtare, në Angli dhe Uells janë vrarë me thikë 285 persona vetëm gjatë vitit 2018. Kjo është shifra më e lartë në shtatëdhjetë vjetët e fundit, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)