Haradinaj nisë takimet në Francë, a do t’i bindë për vizat?

  • 01 July 2019 - 12:30
Haradinaj nisë takimet në Francë, a do t’i bindë për vizat?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Francë është takuar me deputeten e senatit të Francës, Marta de Cidrac, me të cilën kanë biseduar edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Përmes një shkrimi në Facebook, kryeministri bëri të ditur se ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes evropiane. 

“Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet”, shkroi kryeministri, derisa tutje ka bërë të ditur se ka potencuar faktins e Koosva aktualisht pret një mbështetje më aktive sa i përket liberalizimit të vizave.

“ Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Evropë”, tha i pari i Qeverisë.

(Kosova Sot Online)