Kadri Veseli nga Peja thumbon LDK’në, “Ne nuk gjuajmë me karrike”

  • 01 July 2019 - 21:04
Kadri Veseli nga Peja thumbon LDK’në, “Ne nuk gjuajmë me karrike”

Kryetari i PDK’së dhe njëherit edhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë sot në një takim me strukturat e degës së PDK’së në Pejë.

Takimi është mbajtur në qendër të qytetit në parkun “Ibrahim Rugova”.

Ai në këtë takim ishte së bashku me kryetarin e ri të sapozgjedhur të degës së PDK’së ne Pejë, deputetin Xhavit Haliti.

“PDK çmon individin por nuk është në shërbim të individit. Ne jemi për Kosovën dhe interesat e saja nacionale. Peja ka kapacitete të jashtëzakonshme ndaj dhe kam ardhur sot dhe shpresoi se tek ju shumë shpejt do kompletohet edhe kryesia e re”, ka thënë Veseli ndër të tjera në këtë tubim.

Pastaj Veseli ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës kur e kishte thirrur Halitin për të folur para të pranishmëve.

“Kryetar Haliti unë pas fjalës time, ju kërkoi këtu në mes të Pejës të hapni debat me qytetarë, jam i gatshëm, ne e dini pranojmë edhe kritikën dhe ne nuk jemi parti që gjuhemi me karrige”.

(Kosova Sot Online)