Policia e Australisë thotë se ka parandaluar sulm terrorist

  • 02 July 2019 - 08:18
Policia e Australisë thotë se ka parandaluar sulm terrorist

Policia anti-terror e Australisë ka thënë se ka arrestuar tre persona në Sidnei të Australisë gjatë ditës së enjte, duke e parandaluar kështu një sulm terrorist të inspiruar nga militantët e Shtetit Islamik, sulm ky i cili kishte për shënjestër ndërtesat publike dhe ambasadat.

Australia, një aleate e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, ka qenë e frikësuar për sulme të mundshme terroriste për shkak të rritjes së islamit radikal. Nga viti 2014, 16 raste të terrorizmit janë parandaluar, raporton Reuters.

Dy nga personat e arrestuar, njëri 20 vjeç tjetri 23, janë nën akuzën e pjesëmarrjes në Shtetin Islamik, që konsiderohet krim nën ligjin australian. 20 vjeçari, sipas policisë, ishte ai që do ta bënte sulmin në Sidnei, që thonë se ka qenë i planifikuar shumë më herët.

“Ne do të themi se ata kanë pasur disa shënjestra, duke përfshirë stacionet e policisë, trupat mbrojtëse, ambasadat, gjykatat dhe kishat” tha Ian McCartney, Asistent Komisioner në Policinë Federale të Australisë.

Një person i tretë, 30 vjeçar, për mashtrim me tatime. Edhe ky person gjithashtu është i lidhur me organizimin e sulmit.

Policia nuk dha emra për personat e akuzuar, të cilët pritet që të paraqiten në gjykatë gjatë të mërkurës.

(Kosova Sot Online)