Daçiq shkon edhe në Panama të flasë për Kosovën

  • 02 July 2019 - 08:53
Daçiq shkon edhe në Panama të flasë për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka qëndruar për vizitë në Panama.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Panamasë, Laurentino Cortizo.

Ai ka thënë se vizita e tij në vend, e para pas disa vitesh, ishte shumë e rëndësishme pasi me zyrtarët ka biseduar për tema të ndryshme përfshirë Kosovën, raporton “Blic”.

“Presidenti por edhe zyrtarët në Panama kanë shfaqur mirënjohjen për prezencën time, sepse kjo është dëshmi se edhe ne dëshirojmë të jemi këtu. Kam biseduar për tema që për ne janë të rëndësishme, si çështja e Kosovës”, tha Daçiq.

Ai ka theksuar se përveç presidentit ka biseduar edhe me zevëndëspresidentin dhe ish por edhe ministrin e tanishëm të Punëve të Jashtme. 

“U kam përkujtuar se Panama është qendër për lobim nga ana e Kosovës dhe këtu gjendet edhe ambasada e Kosovës. Ata nga këtu mbulojnë shtetet e tjera të Amerikës Latine që kanë njohur Kosovën. Në atë kuptim kjo vizitë ishte shumë e rëndësishme, kam biseduar me njerëz shumë të rëndësishëm nga shtete të ndryshme”, u shpreh Daçiq nga Panama.

(Kosova Sot Online)