Eksperti i sigurisë tregon skenarin serb për destabilizimin e Kosovës

  • 03 July 2019 - 08:36
Eksperti i sigurisë tregon skenarin serb për destabilizimin e Kosovës

“Normal që Serbia me këtë krizë humanitare artificiale, si gjithherë dëshiron ta paraqes Kosovën në politikat ndërkombëtare si faktor destabilizues që i kontribuon acarimit ndërkombëtar, si mënyrë që ta mbaj veriun nën tension dhe t’i paraqes serbët si viktima”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava, ecurinë deritanishme të inskenimit të të ashtuquajturës krizë humanitare në veri të Kosovës të projektuar nga Serbia dhe serbët lokal të detyruar forcërisht nga strukturat ilegale paramilitare, e she si një lojë të dështuar të Serbisë me qëllim të destabilizimit të Kosovës.

Image
Hajrullah Tërnava

“Serbia me politikat e veta ndaj Kosovës, gjithnjë dëshiron të krijon situata konfliktuoze. Tani me situatën ekonomike, duke e orientuar vëmendjen e opinionit në qëndrimet e vendosjes së së taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, nga ana e qeverisë së Kosovës, dhe me pretekstin se nëpër lokalet e shitjes në veri ku banojnë serbët, tani nuk ka artikuj ushqimor dhe serbët po ballafaqohen me skamje në mungesë të artikujve kryesor ushqimor, dhe kinse populli serb në ato pjesë të veriut po ballafaqohet me çështjen humanitare të ushqimit, që në këto kohëra është nonsens. Krejt kjo po bëhet për tu dënuar në opinionet civilizuese, qeveria e Kosovës me këto qëndrime, që të bindet edhe ndaj presioneve ndërkombëtare që ta heqin taksën”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë. Tërnava ka thënë se shihet qartë se prapa ketyre lojërave në veri qëndron qeveria serbe e cila ka për qëllim që ta denoncojë Kosovën për këtë lloj situate tek ndërkombëtarët. 

“Normal që Serbia me këtë krizë humanitare artificiale, si gjithherë dëshiron ta paraqes Kosovën në politikat ndërkombëtare si faktor destabilizues që i kontribuon acarimit ndërkombëtar, si mënyrë që ta mbaj veriun nën tension dhe ti paraqes serbet si viktima. Kjo mënyrë e paraqitjes të Serbisë me kurthet e saja ndaj Kosovës ka qëllim që ta paraqes Kosovë edhe si agresore ndaj popullit të veriut, në sytë e bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi eksperti Tërnava .

“Qeveria e Kosovës duhet ta mbaj situatën nën kontroll kurse pjesët tjera të banuara me shumicë shqiptare që kufizohen me veriut në jenë human ndaj qytetarëve serb të cilët do të provojnë të furnizohen me artikujt të nevojshëm në zonat e banuar me shumicë shqiptare në fqinjësi, derisa nuk gjendet zgjidhje tjetër, ngase shumë prej tyre po dalin haptas dhe po e denoncojnë këtë skenar të improvizimit të krizës duke detyruar banorët lokal të refuzojnë blerjen e prodhimeve që nuk kanë origjinë serbe”.

Edhe pse qëllimi final , sipas Tërnavës është eskalimi i situatës në veprime të dhunshme, ai nuk e beson se mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Kosova tani është e mësuar me mundësit që Serbia mundë të ndërmerr dhe të inskenoj skena të dhunës, dhe për ne tani këto skena nuk paraqesin befasi, por institucionet e Kosovës duhet mirë ta përcjellin situatën dhe ti mbikëqyrin ato pjese. Edhe një numër jo i vogël i asaj pjese të popullit të veriut, janë ngopur me këto lojëra të ndyta nga ana e regjimit Serb, dhe nuk do të bien pre e këtyre lojërave të tyre sikur që vetë e pranojnë me deklarimet e tyre”, përfundoi Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)