Ish-ministri Todosijeviq: Aktakuza ndaj meje është presion ndaj popullit serb

  • 03 July 2019 - 09:19
Ish-ministri Todosijeviq: Aktakuza ndaj meje është presion ndaj popullit serb

Me sulme të orkestruara dhe aktakuza fiktive, por edhe lloje të tjera të presionit, Prishtina dëshiron të frikësojë popullin serb në Kosovë gjatë muajve të fundit, ta detyrojë ata të zhvendosen. Kështu ka thënë Ivan Teodosijeviq, i cili ishte ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë. 

Ndaj tij, prokuroria e Prishtinës ka ngritë aktakuzë për nxitje të urrejtjes pasi ai ka thënë se masakra e Reçakut ka qenë trillim.

Ai ka thënë se kjo aktakuzë nuk është një sulm i drejtpërdrejtë për mua, por për të gjithë popullin serb, para së gjithash në veri të Kosovës.

(Kosova Sot Online)

Anëtari i Listës Srpska komentoi në “Novosti” mbi aktakuzën e ngritur nga autoritetet e Prishtinës kundër tij, pasi kishte thënë se nuk kishte masakër në Reçak.