Burri nga Prishtina tenton të vetëvritet, e shpëton policia

  • 03 July 2019 - 16:35
Burri nga Prishtina tenton të vetëvritet, e shpëton policia

Një tentim vetëvrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ndërkaq dy policë e kanë parandaluar

Një burrë ka dashur të hidhet nga kati i shtatë në të cilën gjendet banesa e tij, por atë e kanë shpëtuar policët duke e bindur që mos ta bëjë atë.

Sipas policisë personi që ka dashur të bëjë vetëvrasje është i sëmurë mendërisht dhe tani gjendja e tij është stabilizuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit.

(Kosova Sot Online)