Haradinaj i reagon Selimit: Rexhep, gëzoju ushtrisë

  • 03 July 2019 - 17:20
Haradinaj i reagon Selimit: Rexhep, gëzoju ushtrisë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit që tha sot në një konferencë për media se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, e kryeministri Ramush Haradinaj po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj, duke e thirrur në emër deputetin e Vetëvendosjes, ka kërkuar nga ai që t’i gëzohet ushtrisë.

“Rexhep, gëzoju ushtrisë”, ishte reagimi i deputetit të AAK’së.

Ndryshe, deputeti Rexhep Selimi tha sot në një konferencë për media  se ka mbi një muaj që ka kaluar faza e parë katërmujore e tranzicionit të ushtrisë dhe ende nuk ka një riorganizim.

Sipas tij, presidenti nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve.

Ndërsa, për kryeministrin, se është vet mjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar.


(Kosova Sot Online)