Denoncon eksperti, kërkohet ndërhyrja e prokurorëve ndërkombëtar për skandalin në PTK

  • 03 July 2019 - 19:38
Denoncon eksperti, kërkohet ndërhyrja e prokurorëve ndërkombëtar për skandalin në PTK

“Agron Mustafa gjatë mandatit të tij si krye shef i Telekomit në ka qenë iniciatori që ti jepen Z-MOBILE 100 mijë numra shtesë, kurse tani edhe pse ka qenë i hapur në bisedë të hapur përballë komisionit hetimor , ai nuk e ka pranuar që është fajtor, pavarësisht këtij skandali që ka ndodhur në Telekomin e Kosovës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Image
Dardan Grapci

Pas dëshmisë së ish kryeshefit të PTK-së, Agron Mustafës para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës për skandalin me Z- mobile dhe zhvatjen e Telekomit, eksperti i fushë së ekonomisë, Dardan Grapci thotë se për prokurorinë e Kosovës po dalin fakte të reja për të arrestuar përgjegjësit, ngase ata madje po paraqiten edhe në komision dhe po zbulojnë detaje për të cilat edhe tani deklarohen se nuk janë fajtorë.

“Sa i takon punës së Komisionit hetimor, unë mendoj se e Komisioni Hetimor për Telekomin, si duket deri më tani, po e kryen punën vetë me mjaft sukses sepse po arrin që ti ketë në raportim të gjithë aktorët relevantë që ndërlidhen me aferën. Ne e vërejtëm edhe në intervistimin e fundit që ju bë z. Agron Mustafa. Aty janë dhënë shumë dëshmi të fuqishme sipas të cilave po të kishte drejtësi të mirëfilltë, Prokurori dhe Gjykata, në rastin e parë që do të bindeshin se këta njerëz janë përgjegjës për shkatërrimin e kësaj ndërmarrje ata do të kishin përfunduar të arrestuar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, ndër ata që duhet të përgjigjen para drejtësisë është edhe vetë Agron Mustafa.

“Agron Mustafa gjatë mandatit të tij si krye shef i Telekomit në ka qenë iniciatori që ti jepen Z-MOBILE 100 mijë numra shtesë, kurse tani edhe pse ka qenë i hapur në bisedë të hapur përballë komisionit hetimor, ai nuk e ka pranuar që është fajtor, pavarësisht këtij skandali që ka ndodhur në Telekomin e Kosovës. Tani Prokuroria e Kosovës duhet që menjëherë pas përfundimit të hetimeve nga komisioni hetimor i Telekomit, të fillojnë me hetime të njëjta si dhe të dënohen personat të cilët janë të infiltruar në këtë skandal hiq më pak se 12 vjeçar, e jo të lihen të jetojnë të lirë “, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Nëse Prokuroria e Kosovës nuk e ka guximin që të ballafaqohet me këtë rast tepër serioz, atëherë le të gjendet mundësia dhe të ftohen prokurorë e gjykatës ndërkombëtar të merren me këtë rast kriminal, pasi përmasat ë demit janë shumë të mëdha”, ka përfunduar për “Kosova Sot Online” eksperti i fushë së ekonomisë, Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online )