U mbyt në një lumë të Italisë, zbardhet identiteti i 17-vjeçarit shqiptar

  • 04 July 2019 - 10:32
U mbyt në një lumë të Italisë, zbardhet identiteti i 17-vjeçarit shqiptar

Është zbardhur identiteti i 17-vjeçarit shqiptar, i cili u gjet i mbytur dje në lumin Chiusella në provincën e Torinos.

Viktima është Gesjan Muça, banues në komunën Settimo Torinese, djali i një familje emigrantësh shqiptarë në Itali. 

Muça së bashku me disa miq shqiptarë po kalonte një ditë pushimi në një zonë pranë lumit e cila prej një viti është e mbyllur për publikun.

Sipas hetimeve të para të ngjarjes, 17-vjeçari shqiptar gjatë zhytjes ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve të lumit.

(Kosova Sot Online)