Hahn i fiksuar pas takës – shpreson që Kosova do ta heq gjatë samitit në Poloni

  • 04 July 2019 - 12:22
Hahn i fiksuar pas takës – shpreson që Kosova do ta heq gjatë samitit në Poloni

Komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, në samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet sot në Poznan të Polonisë, ka përmendur edhe çështjen e taksës që Kosova ka vënë për produktet serbe dhe boshnjake.

Ai ka bërë thirrje që të zgjidhet kjo çështje sa më shpejt të jetë e mundur. 

“Ne shpresojmë që të nënshkruajmë këtu në Poznan disa marrëveshje për të liberalizuar tregtinë dhe për të lehtësuar shërbimet. Ne kundërshtojmë fuqimisht imponimin e barrierave tregtare si një mjet për presion politik”, deklaroi Hahn, duke shtuar se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit kuptimplotë pasi ato janë parakushte për t’u bashkuar me BE.

Ai gjithashtu tha se gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë Veriore dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë.

(Kosova Sot Online)