A do të thotë kjo foto se Haradinaj është pajtuar me Ramën

  • 05 July 2019 - 09:33
A do të thotë kjo foto se Haradinaj është pajtuar me Ramën

Një samit treditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Berlinit po mbahet në qytetin polak të Poznanit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere do të takohen sot për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të rajonit.

Mbi 10 kryeministra kanë konfirmuar praninë e tyre, mes tyre edhe shefi i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj i cili tashmë gjendet në qytetin polak.

Haradinaj përmes faqes së tij zyrtare në Facebook ka publikuar një fotografi me Kryeministrat e rajonit që po marrin pjesë në këtë Samit. 

Aty shihet edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke qëndruar përballë Haradinajt, por që nuk e shikon në sy shefin e ekzekutivit kosovar.

(Kosova Sot Online)