Bërnabiq: Haradinaj më tha se është lajm i rrejshëm ndalesa për zyrtarët serbë

  • 05 July 2019 - 11:31
Bërnabiq: Haradinaj më tha se është lajm i rrejshëm ndalesa për zyrtarët serbë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bënabiq po thotë se ka diskutuar në Samit të Pozhanit në Poloni me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për ndalesën që dje kanë bërë të ditur nga MPJ që iu është bërë të gjithë zyrtarëve serb.

Sipas Bërnabiq ajo nga Haradinaj është informuar se ndalesa është lajm i rrejshëm.

 “Kam dëgjuar nga zoti Haradinaj se është lajm i rrejshm që zyrtarëve serbë u janë ndaluar vizitat në Kosovë dhe Metoho. Unë çuditem që lajmet e rrejshme në Prishtinë po shpërndajnë këshilltarët e të ashtuquajturit Ministër të Punëve të jashtme” ka thënë Haradinaj, sipas Bërnabiq.

 Lajmi për ndalesën që u është bërë zyrtarëve nga Kosova ka nxitur reagime të shumëta përfshirë edhe një reagim të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

I njejti u bë i ditur dje nga Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashmte, Jetlir Zyberaj. Zyberaj shkroi përmes Facebook-ut se për shkak të kërcënimeve të Serbisë ndaj Kosovës është marrë vendim që asnjë zyrtar serb të mos lejohet të hyjë në Kosovë.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar dje Zyberaj.

(Kosova Sot Online )