Thaçi e humb primatin, Haradinaj ia zë vendin në takimet ku është Merkel

  • 05 July 2019 - 11:47
Thaçi e humb primatin, Haradinaj ia zë vendin në takimet ku është Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka filluar sot sesioni plenar i Samitit të Pozhanit që po mbahet në Poloni.

Përmes një video që e ka publikuar në Facebook, shefi i Qeverisë ka shkruar se do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Fillimi i sesionit plenar i Samitit të Poznanit, ku do të diskutojmë për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Haradinaj.Në këtë Samit po marrin pjesë shefat e qeverisë, ministrat e jashtëm dhe ministrat e ekonomisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe dy shtete anëtare të BE-së nga rajoni – Kroacia dhe Sllovenia.

Haradinaj kishte thënë se do të marr pjesë në Samitin e Poznanit, në Poloni pas dështimit të Samitit të Parisit.

“Me 5 korrik do të jetë Samiti i Poznanit ku do të jemi. Pra shumë shtirë me i mbajt tri ngjarje në këtë dinamikë, por ka edhe arsye tjera”, pati deklaruar Haradinaj në një konferencë për media.

(Kosova Sot Online )