Daja i Haradinajt dhe kushëriri i Pal Lekajt në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shofer

  • 06 July 2019 - 10:58
Daja i Haradinajt dhe kushëriri i Pal Lekajt në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shofer

Në mesin e 23 të arrestuarve për dallavere me patentë shofer në Ministrinë e Infrastrukturës është edhe Flamur Lekaj.

Burime kanë konfirmuar se Lekaj është kushëri i ministrit Pal Lekaj si dhe nipi i Shefit të Kabinetit të Lekajt, Argjend Zejnajt.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Lekaj punonte si ekzaminer dhe se ishte punësuar në këtë Ministri, pas marrjes së mandatit nga ministri aktual Pal Lekaj.

Poashtu edhe daja i kryeministrit Haradinaj, Eduart Brahimaj është në mesin e të arrestuarve për blerje të patentë shoferëve

Përveç këtyre, në aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës u arrestuan 23 të dyshuar për dallavere me patentë shofer.

16 prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. 

Këta janë emrat e të gjithë të arrestuarve:

Adem Binakaj

Agim Restelica

Ava Kurteshi

Avdush Topalli

Azem Miftari

Burim Jashari

Dragan Zhivkoviq

Eduart Brahimaj

Fejzullah Ejupi

Filiz Krasniqi

Filloreta Ajvazi

Flamur Lekaj

Flora Ferizi

Haki Jashari

Labinot Ajeti

Laurat Shehu

Liljana Bozhanic

Magbule Mehmeti

Naser Bislimi

Naser Llugaliu

Premtim Topalli

Skëlqim Statofci

Shaban Zuka

(Kosova Sot Online)