Haradinaj përkujton betejën e Loxhës

  • 06 July 2019 - 11:50
Haradinaj përkujton betejën e Loxhës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar 21-vjetorin e Betejës së Loxhës.

Haradinaj që në kohën e luftës ishte komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit ka shkruar se me Betejën e Loxhës së Pejës u shënua kapitulli i lavdishëm i luftës sonë për liri.

Kryeministri Haradinaj ka përkujtuar disa nga luftëtarët e kësaj beteje, që tani janë dëshmorë. 

“Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë, Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”.

Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë dhe paqësor, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)