Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein akuzohet për ngacmim dhe sulm seksual

  • 07 July 2019 - 12:22
Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein akuzohet për ngacmim dhe sulm seksual

Miliarderi amerikan dhe i regjistruari për aktivitete kriminale që lidhen me ngacmime dhe sulme seksuale, Jeffrey Epstein, është arrestuar për akuzat e vitit 2000, thonë raportet.

Epstein u arrestua në Neë York dhe do të dalë në gjykatë të hënën, njoftuan zyrtarët e zbatimit të ligjit për mediat amerikane,

Arrestimi vjen në mes polemikave të ripërtërira mbi një marrëveshje të shfajësimit që ai e arriti për të përfunduar një hetim federal kundër tij.

Avokatët e tij ende nuk kanë komentuar akuzat e fundit.

Zyrtarët për zbatimin e ligjit nuk janë të autorizuar për të diskutuar mbi rastin, por disa prej tyre kanë folur për mediat amerikane në kushte anonimiteti.

Njëri i tha agjencisë së lajmeve Associated Press që akuzat e fundit ishin për dyshime që Epstein pagoi vajza të mitura për t’i bërë masazhe dhe për ta ‘ngacmuar’ atë në shtëpitë e tij në Neë York dhe Florida.

Të njëjtat pretendime janë bërë nga burime të cituara në mediat tjera, duke përfshirë The Daily Beast, që së pari e raportoi arrestimin e Epstein.

(Kosova Sot Online)