13 identitete për t’i shpëtuar akuzës së vrasjes, ky është shqiptari më i kërkuar në Britani

  • 08 July 2019 - 20:07
13 identitete për t’i shpëtuar akuzës së vrasjes, ky është shqiptari më i kërkuar në Britani

Policia britanike ka bërë publik emrin dhe pamjen e një shqiptari në moshën 43 vjeçare, i shpallur si një ndër personat më të kërkuar.

Fjala është për Hektor Mahmutajn, i cili sipas media britanike u arrestua më 2017 nga forcat e njësisë së ekstradime të MET pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për akuzat për vrasje në Shqipëri.

Por më 27 mars të këtij viti Mahmutaj arriti të zhdukej, pas një vendimi të gjykatës për ta lënë të lirë me kusht.

Mahmutaj akuzohet për vrasjen e një fermeri në Shqipëri në korrik të vitit 1997. Pas vrasjes 43 vjeçari u fsheh dhe arriti të largohej ilegalisht në Britani përmes një kamioni. Mahmutaj jetoi mbi 20 vjet në Britani falë 13 identiteteve false që kishte përdorur për t’i shpëtuar drejtësisë.

Zyrtarët e Njësisë së Ekstradimit po kërkojnë në mënyrë aktive vendndodhjen e tij dhe i bëjnë thirrje kujtdo që e shikon të lajmërojë pranë autoriteteve në Britani.


(Kosova Sot Online)