Banorët e Lagjes Kalabria ankohen: Trotuaret e zëna nga veturat
Parkimi i veturave në trotuare është një dukuri që hasim pothuajse çdo ditë në Kryeqytet, ku në këtë rast qytetarët kanë vështirësi qarkullimi.
Banorët e shumë lagjeve kanë ankesa lidhur me këtë problem.
Njëjte po ndodh edhe në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, ku një qytetar ka adresuar shqetësimin e tij në një faqe në Facebook, duke thënë se po e kanë problem qarkullimin për shkak të veturave të parkuara në trotuare.
Media ju sjell disa fotografi ku mund të shihen trotuaret e zëna nga veturat në këtë Lagje.
(Kosova Sot Online)