Deputeti i LDK-së godet rëndë Hashim Thaçin

  • 10 July 2019 - 12:34
Deputeti i LDK-së godet rëndë Hashim Thaçin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Haxhi Avdyli, ka reaguar pas publikimeve të përgjimeve të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Sipas tij kur macet mungojnë, minjtë bëhen mbretër. Kur prokurorët flejnë, e shteti ligjor dështon, Hashim Thaçi bën pazar me Vuqiqin me 10 komuna të shtetit tonë dhe asnjë therrë në këmbë nuk i hyn. 

"Neni kryesor i kushtetutës thotë që integriteti e sovraniteti është i pacenueshëm, ai po cenohet nga Thaçi qe 2 vite, në intervista, debate, shkrime, biseda formale e joformale tash doli edhe fakti i Zaevit dhe prokurorët tanë të frikësuar deri në palcë nuk guxojnë të ngrisin asnjë hetim", tha Avdyli. 

Deputeti nga LDK-ja, pyet se a jemi të gjithë të barabartë para ligjit, apo përveq Hashimit që qenka mbi ligjin të mos niset asnjë hetim për këtë temë që po e mundon çdo kosovar që 2 vite. Kush duhet ta ndalë turrin e Hashim Thaqit, qytetari i thjeshtë apo shteti ligjor kur ai cenon kufijtë e vendit të tyre . Edhe çka duhet të ndodhë, apo po presin këta prokurorë që ai ta nënshkruajë copëtimin e vendit që të nisin hetimet edhe gjykimin e atyre që shkelin kushtetutën e ligjet tjera penale? Koha ishte dje , por nesër mund të jetë vonë me hetimet e tyre sa për sy e faqe, kur veriut ti vendosin kufijtë e rinj.

(Kosova Sot Online)