Denoncimi i rëndë ndaj Shpend Ahmetit: Ky do të jetë fundi i tij...

  • 10 July 2019 - 16:17
Denoncimi i rëndë ndaj Shpend Ahmetit: Ky do të jetë fundi i tij...

“Me këto sjellje Shpend Ahmeti po dëshmon qartë se edhe dy vitet e mbetura të mandati të dytë, planifikon ti shfrytëzojë deri në fund në mënyrë kriminale e korruptive për tu pasuruar për vete ai dhe klani i tij bashibozuk ,duke gënjyer hapur qytetarët dhe abuzuar publikisht me pozitën në të gjitha mënyrat e mundshme”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Duke parë zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës dhe mënyrën se si kryetari Shpend Ahmeti ka vendosur që ta hedh çështjen e dhënies në shfrytëzim të rrjetit të kiosqeve në kryeqytet, analistët politikë dyshojnë se i pari i komunës po dëshiron që edhe rrjetin e kiosqeve ta bëjë pazar me oligarkët e inkriminuar të bizneseve të pista, duke ndarë tallin me ta, prandaj si kusht për ta fituar mundësi të veprimtarisë së vegël tregtare ka kërkuar që të dëshmohet dhe deklarohet qarkullimi i aplikuesve në vlera milionëshe dhe kështu duke u korruptuar ta përfundojë këtë mandat të fundit në karrierën politike duke u bërë një super milioner nga krimi i organizuar.

Image
Gani Qarri

Dyshime dhe akuza të kësaj natyre për Shpend Ahmetin, ka edhe analisti politik, Gani Qarri.

“Siç duket kohët e fundit Shpend Ahmeti po planifikon që edhe rrjetin e kiosqeve nëpër kryeqytet ta bëjë pazar me oligarkët e inkriminuar të bizneseve të pista duke ndarë tallin me ta, kështu që si kusht për ta vendosur kontrollin dhe mbikëqyrur tërësisht veprimtarinë e vogël tregtare, ai ka kërkuar që të dëshmohet dhe deklarohet edhe qarkullimi i aplikuesve në shumën prej 5 milion në tre vite”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Nëse realizohet ky projekt, sipas Qarrit, atëherë kjo do të jetë një vdekje përfundimtare e bizneseve të vogla në kryeqytet, si pasojë e politikës grabitqare e “vrastare” të Shpend Ahmetit.

“Ndaj ajo që brengosë më së tepërmi qytetarët dhe tregtarët e bizneseve të vogla është fakti se deri kur do të tolerohet Shpend Jahti që të shkel mbi interesin e tyre dhe të shoh vetëm interesat personale dhe ato të grupeve të inkriminuara,kur dihet se për tre dite rresht, pronarët e kiosqeve në Prishtinë kanë protestuar pareshtur para Kuvendit Komunal,për shkak se kërkesat e tyre nuk janë marrë fare parasysh nga i pari i kryeqytetit”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri mendon se derisa Ahmeti e ka fituar këtë pozitë me korrupsion, me korrupsion do ta përfundojë edhe mandatin dhe do të përshëndetet nga politika.

“Me këto sjellje Shpend Ahmeti po dëshmon qartë se edhe dy vitet e mbetura të mandati të dytë, planifikon ti shfrytëzojë deri në fund në mënyrë kriminale e korruptive për tu pasuruar për vete ai dhe klani i tij bashibozuk,duke gënjyer hapur qytetarët dhe abuzuar publikisht me pozitën në të gjitha mënyrat e mundshme, pasi që ky do të jetë mandati i tij i fundit në krye të komunës së Prishtinës e ndoshta edhe në karrierën e tij politike e korruptive”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)