Ja kush e kërkon largimin e Shpend jahtit nga pozita me protesta qytetare

  • 11 July 2019 - 08:24
Ja kush e kërkon largimin e Shpend jahtit nga pozita me protesta qytetare

“Unë mendoj që tani është koha e duhur, momenti më i qëlluar, që pas grushtit që e mori Shpend Ahmeti nga Gjykata Kushtetuese, grushtin tjetër duhet ta merr nga qytetarët duke u ngritur e gjithë Prishtina kundër Ahmetit në demonstrata në ditët në vazhdim”, tha Gurazi për Kosova Sot Online”.

Analistët politik të cilët me kujdes po e përcjellin keq qeverisjen e Shpend Ahemtit me Prishtinën, qeverisje e keqe kjo e thelluar sidomos tani në këtë mandat të dytë, konsiderojnë se duhet të ngritën që të gjithë qytetarët e Prishtinës që të protestojnë kundër kryetarit mafio-oligark, njësoj siç bënë edhe banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë, të cilët kanë protestuar kundër baltës, pluhurit, zhurmës dhe problemeve të tjera që ka kjo lagje e që po neglizhohen nga Komuna e Prishtinës.

Ndryshe vetë qytetarët e Prishtinës vazhdimisht ankohen se pavarësisht se të gjitha këto kërkesa që i kanë adresuar në komunën e Prishtinës, ato kanë hasur në vesh të shurdhër pasi për Shpend jahtin dhe klikën e tij, më shumë rëndësi kanë mafiozët dhe paratë e krimi të organizuar, se sa qytetarët prishtinas që kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre.

Image
Ragip Guraziu

Analisti politik, Ragip Guraziu konsideron se tani më është koha më e përshtatshme që të kundërshtohet Shpend Ahmeti dhe të protestohet kundër tij deri në detyrimin për tu larguar nga ajo pozitë e pa merituar.

“Sepse vetë shkuarja e Shpend Ahmetit në Ekip negociator që tani u rrëzua nga Gjykata kushtetuese, ka treguar se ai nuk e ka prioritet qytetarin dhe rregullimin e Prishtinës. Unë mendoj që tani është koha e duhur, momenti më i qëlluar, që pas grushtit që e mori Shpend Ahmeti nga Gjykata Kushtetuese, grushtin tjetër duhet ta merr nga qytetarët duke u ngritur e gjithë Prishtina kundër Ahmetit në demonstrata në ditët në vazhdim. Po e them këtë sepse tani më po shihet ashiqare se për Shpend jahtin dhe klikën e tij rëndësi kanë vetëm mafiozët dhe paratë e krimi të organizuar e jo qytetarët prishtinas dhe problemet që ata kërkojnë çdo ditë për të jua zgjedhur komuna e Prishtinës të cilës edhe i detyrohen si taksapagues nga të cilat para jeton dhe funksionon i gjithë aparati komunal”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Guraziut, veprimi që kanë bërë banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë, duhet të merret për model nga të gjitha lagjet e Prishtinës të cilat po përballen me problemet e pa zgjidhura dhe të heshtura nga Shpend Ahmeti.

“Prandaj po them se duhet të ngritën të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe të protestojnë kundër edhe kryetarit mafio-oligark Shpend Ahmetit, edhe kundër klikës së tij sepse ai nuk e meriton për të qëndruar më tutje në atë pozitë. Nuk duhet lejuar pafundësisht që vetëm të paraqiten problemet në komunë kurse kryetrari me vartësit e tij, shërbëtorët besnik, të vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur sikur nuk ka ndodhur asgjë”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)