‘Shuplakë’ e rëndë për politikanët kosovarë: Matrapazë të lidhur me krimin...

  • 11 July 2019 - 08:35
‘Shuplakë’ e rëndë për politikanët kosovarë: Matrapazë të lidhur me krimin...

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pika në të cilat bashkohen të gjithë politikanët pa dallim pozitë dhe opozitë. Kur është në pyetje interesi personal, përkatësisht përfitimi material, politikanët bëhen bashkë në korrupsion dhe krim të organizuar pa e pyetur fare nënën parti, ndërsa kur është në pyetje interesi i shtetit dhe qytetarëve barrikadohen në lëvozhgën partiake”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, lidhja e politikës me krimin e organizuar që nga ditët e para të pas luftës në Kosovë, mungesa e shtetit të së drejtës gjatë gjithë fazës transitore nga protektorati ndërkombëtar në pavarësi, ka bërë që politikanët e Kosovës të përfitojnë nga situata pa shtet, të korruptohen dhe kështu të bëhen modeli më i keq për korrupsion dhe krim të organizuar në rajon dhe më gjerë.

Image
Florim Zeqa

Sipas tij, ata po vazhdojnë të jenë të pa prekshëm edhe sot duke qënë gjithnjë mbi ligjin dhe si të tillë po denoncohen e kritikohen edhe nga ndërkombëtarët.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pika në të cilat bashkohen të gjithë politikanët pa dallim pozitë dhe opozitë. Kur është në pyetje interesi personal, përkatësisht përfitimi material, politikanët bëhen bashkë në korrupsion dhe krim të organizuar pa e pyetur fare nënën parti, ndërsa kur është në pyetje interesi i shtetit dhe qytetarëve barrikadohen në lëvozhgën partiake”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Duke qenë kështu, Zeqa thotë se politikanët e Kosovës janë shndërruar në disa matrapaz të vërtetë dhe nuk janë politikan të mirëfilltë me kredi akademike, prandaj zhvatin shtetin përmes pushtetit.

“Politikanët, apo më mirë të themi matrapazët politikë nuk janë fare të shqetësuar për interesin e qytetarëve, por thellësisht janë të angazhuar për t'i shërbyer vetës dhe partive prej të tyre. Thënë edhe më qartë, krerët e politikës hanë në të njëjtin grazhd dhe mbrohen nga i njëjti sistem (i korruptuar) i drejtësisë”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, korrupsioni është bërë aq i zakonshëm në Kosovë, saqë nëse një politikan heziton të zhytet në vallen e korrupsionit dhe krimit të organizuar e konsiderojnë të "pa aftë" me qeverisë me vendin.

“Përderisa qytetarët e heshtur sillen si spektator, prokuroria e luan rolin e vëzhguesit pasiv të sistemit korruptiv e kriminal pa pasur guximin të ngre padi kundër krerëve të lartë politikë. Andaj akuzat e analistit politik, njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohësit të politikave Ballkanike, Daniel Server për krerët e politikës kosovare janë sa të drejta po aq të qëlluara sepse Kosovës nuk është që i mungon infrastruktura ligjore, por i mungojnë prokurorët dhe gjyqtarët e guximshëm të llojit të Elez Blakajt”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër se kaq, ai thotë se Kosovës po i mungon edhe organizimi qytetar për largimin e kësaj klase kusarësh politik nga pushteti dhe skena politike në përgjithësi, për shkak se Kosova ka nevojë për pastrim gjeneral e jo të pjesshëm të skenës politike.

(Kosova Sot Online)