Arrestohet i dënuari Svetozar Petroviq i njohur si “Llaki Arambasha”. I akuzuar edhe për dhunën në Kuvend

  • 11 July 2019 - 10:33
Arrestohet i dënuari Svetozar Petroviq i njohur si “Llaki Arambasha”. I akuzuar edhe për dhunën në Kuvend

Mbrëm rreth orës 21:30 minuta policia ka arrestuar Svetozar Petroviqin, i dënuar me 18 muaj burg për “identifikim të rrejshëm”.

Petroviq i njohur si “Llaki Arambasha” ishte i kërkuar me flet-arrest derisa për një kohë të gjatë ndodhej në arrati.

Në bazë të informacioneve operative, policia e ka lokalizuar në një shtëpi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit në afërsi të objektit të Komunës dhe për shkak të vendimit të plotfuqishëm menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës.

“Llaki Arambasha” ishte njëri ndër organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët” ndërsa ndaj tij Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka ngritur akuzë edhe për organizmin e dhunës së 27 prillit 2017 në Kuvend.

Njihet si njeri i afërt i Todor Petrovit, kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas, shkruan Alsat.

Disa her ka qenë i denoncuar në polici për gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )